Data e sotme 11 Korrik, shënon ‘Ditën Botërore të Popullsisë’, e krijuar nga ‘Këshilli i Kombëve të Bashkuara’, në vitin 1989. Kjo ditë shenohet për të edukuar njerëzit për çështjet me interes, për të mobilizuar institucionet botërore, për të trajtuar problemet globale dhe për të festuar dhe përforcuar arritjet e njerëzimit.
Sipas organizatës ndërkombëtare që gjeneron të dhëna statistikore mbi popullatën botërore ‘Population Reference Bureau’ me seli në Amerikë, aktualisht në botë jetojnë rreth 7.7 miliardë njerëz.
Ndërkaq, sipas të dhënave zyrtare të ‘Kombeve të Bashkuara’, deri në vitin 2050 popullsia e botës e do të arrij në 9 miliardë njerëz.
Sa i përket Kosovës, duke iu referuar të dhënave zyrtare të ‘Agjencisë së Statistikave të Kosovës’, gjatë vitit 2018 popullsia e Kosovës pati një rritje natyrore prej 1.02% dhe regjistrimi i ardhshëm i popullsisë, do të bëhet gjatë muajit prill të viti 2021.
Ndërkaq, numri i popullsisë në Kosovë për vitin që e lamë pas (2018), vlerësohet të jetë 1.795.666 banorë rezident.