“Dita Botërore e Parkinsonit” shënohet sot dhe përkon me ditëlindjen e Dr. J. Parkinson, i cili përshkroi për herë të parë këtë sëmundje përmes një eseje.
Shënimi i “Ditës Botërore të Parkinsonit” mëton të vetëdijesoj njerëzit për sëmundjen e parkinsonit. Parkinsoni, është një çrregullim i sistemit nervor qendror i cili ndikon drejtpërdrejt në ato nerva që merren me funksionet motorike të trupit në tërësi. Ndërsa sëmundja përparon, gjymtyrët fillojnë të dridhen në mënyrë të pakontrolluar dhe ata që vuajnë nga kjo sëmundje, shpesh janë të lodhur dhe problemet me kujtesën, bëhen më të dukshme me kalimin e kohës.
Pra, në “Ditën Botërore të Parkinsonit”, sigurohuni që të flisni me persona të prekur nga kjo sëmundje dhe inkurajoni ata që të bashkohen në luftën kundër kësaj sëmundje. Çfarëdo që të bëni, mbani mend se kjo ditë i kushtohet një ndërgjegjësimi të hapur për këtë sëmundje dhe për të ndihmuar në mbështetjen e atyre grupeve dhe organizatave që synojnë të çrrënjosin ose kontrollojnë këtë sëmundje.