Data e sotme, 15 Qershori, shënon ‘Dita Botërore e Ndërgjegjësimit Ndaj Abuzimit të Personave të Moshuar’ dhe synon të përqendrojë vëmendjen globale në problemin e abuzimit fizik, emocional dhe financiar të kësaj kategorie shoqërore.
Raste të shumta ku personat e moshuar janë viktima të dhunës në familje paraqiten edhe në vendin tonë, ku sipas statistikave të Policisë së Kosovës nga mosha 60 deri në 90 vjeç, janë raportuar 145 raste të dhunës në familje, nga të cilët 70 viktima të dhunës janë meshkuj dhe 75 viktima të dhunës janë femra.
Personat e moshuar janë më të ndjeshëm edhe ndaj ‘COVID- 19’, prandaj këtë ditë e shfrytëzojmë për të qenë të ndërgjegjshëm dhe të jemi afër tyre si familje apo komunitet.