Çdo vit me datën 25 prill, njerëzit në mbarë botën marrin informata më shumë për ‘Ditën Botërore të Malaries’, e cila ka qëllim ndërgjegjësimin dhe ngritjen e fondeve për trajtimin dhe parandalimin e sëmundjes së malaries.
Tema e këtij viti është “Zero malaria, fillon me mua”, organizuar nga ‘Organizata Botërore e Shëndetësisë’ (OBSH), ku sipas raportit të tyre asnjë reduktim i sëmundjes së malaries nuk është bërë ndërmjet viteve 2015 dhe 2017, që do të thotë numri i vdekjeve të malaries në 2017, mbeti pothuajse i pandryshuar, 435 000 persona të prekur. Malaria është një sëmundje e shkaktuar nga parazitët, që transmetohet përmes pickimeve të mushkonjave të infektuara femra. Fëmijët me malarie shpesh kanë simptoma të anemisë së rëndë (p.sh. marramendje, lëkurë të zbehtë) ose shqetësime në frymëmarrje. Nëse jeni të shqetësuar se ju ose fëmija juaj mund të keni malarien, duhet të kontaktoni menjëherë mjekun tuaj.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shumica e rasteve dhe vdekjeve nga malaria ndodhin në Afrikën Sub-Sahariane. Megjithatë, kjo sëmundje është paraqitur edhe në më shumë se 100 vende të tjera të botës, mirëpo me përmasa shumë më të vogla se sa në Afrikë.