Liria është njëra nga të drejtat themelore e njeriut. Megjithatë, kultura dhe vende të ndryshme kanë krijuar ligje dhe mënyra të të jeturarit që cenojnë lirinë e njeriut në forma të ndryshme. Liria nëkupton lirinë për të zgjedhur mënyrën e jetesës, lirinë për të zgjedhur besimin që ne duam, lirinë për të qenë në një marrëdhënie me personin që e duam, lirinë për të thënë mendimin tënd dhe shumë aspekte të tjera. Drejtoresha e organizatës ‘Youth Initiative for Human Rights’, Marigona Shabiu në një intervistë ekskluzive për Radio KFOR-in, tregoi që organizata që ajo drejton punon vazhdimisht për të mbrojtur të drejat dhe liritë e njerëzve në Kosovë dhe rajon:
“Organizata jonë vazhdimisht është e përkushtuar që të drejtat dhe liritë themelore të njeriut të respektohen. Ajo që ne si shoqëri civile mund të bëjmë, është të avokojmë dhe të mbikqyrim zbatimin e të drejtave të njeriut. Ne po ashtu bëjmë mbikqyrjen e zbatimin të të drejtave të njeriut por edhe mundohemi nëpërmes fushatave vetëdijësuse, të ngrisim vetëdijen e qytetarëve mbi të drejtat që ata gëzojnë”, tregoi Marigona.
Marigona për fund kishte edhe një mesazh për këtë ditë për të gjithë njerëzit në Kosovë:
“Mesazhi i organizatës sonë është që të mundohemi të respektojmë të drejtat e njëri-tjetrit dhe të mundohemi të përqafojmë diversitetin kulturor dhe social në shoqërinë tonë si dhe të bëjmë përpjekje që të jetojmë në tolerancë dhe harmoni me njëri tjetrin”, tha për fund Marigona.
Dita Botërore e Lirisë shënohet me rënien e Murit të Berlinit. Kjo ditë po ashtu rikujton fundin e komunizmit në Evropën Lindore dhe Qendrore dhe u caktua si ditë botërore në vitin 2001 nga Presidenti i SHBA, Xhorxh W. Bush.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, aktualisht mbi 21 milionë njerëz në botë janë viktima të skllavërisë moderne në mbi 130 vende të ndryshme.