Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, arriti të fitoj medaljen e artë në Grand Prix “Tashkent 2018”, që po mbahet në Uzbekistan.
Në finale, Distria arriti të mposht hungarezen Eva Csernoviczi, së cilës i takoi medalja e argjendtë.
Kjo medalje e artë e Distria Krasniqit i përket kategorisë deri në 48 kilogramë.
Vlen theksuar se në gjysmëfinale, xhudistja nga Peja mposhti edhe Amber Gersjes, duke i fituar edhe dy ndeshje të mëhershme.