Pica dhe birra janë shpesh të lidhura me emocione pozitive, ndjesi kënaqësie dhe çlodhjeje. Në një botë me ritëm të shpejtë, ku shpesh harrojmë të ndalemi për t’u kënaqur me gjëra të vogla, dita e sotme, na kujton rëndësinë e kënaqësive të thjeshta. Sot, shënohet ‘Dita Botërore e Picës dhe Birrës’, e cila ka më shumë kuptim sesa thjesht një arsye për të shijuar një vakt të dashur nga shumë njerëz. Kjo ditë ka marrë popullaritet në shumë vende për arsye domethënëse, që lidhen me kulturën, ekonominë, socializimin dhe kënaqësinë njerëzore.
‘Dita Botërore e Picës dhe Birrës’ është shumë më tepër se një ditë “për t’u ngopur”. Ajo përfaqëson një ndërthurje të kënaqësisë dhe kulturave, duke nderuar dy nga simbolet më të dashura të kuzhinës globale. Shënimi i saj është një mënyrë për të festuar thjeshtësinë, bashkimin dhe kënaqësinë që na jep ushqimi, një element i përbashkët për të gjithë njerëzit në botë.