Pas një mbyllje totale për shkak të pandemisë ‘COVID-19’, lokali “Mana Board Game Bar”, në Prishtinë, ka menduar për argëtimin e qytetarëve duke organizuar “Beer Pong Turnament”, i cili mbahet sot (12.06.20), nga ora 19:00. Për të ditur më shumë rreth këtij aktiviteti, Radio KFOR-i ka kontaktuar njërin nga pronarët e këtij lokali, Ermir Suldashi, i cili tregoi se turneu “Beer Pong Tournament”, është një lojë e njohur për studentë, prandaj kanë menduar që këtë aktivitet ta organizojnë edhe për qytetarë: “Është një lojë e cila luhet në mes të dy ekipeve ose dy personave, ku e hedhin një top të ping pongut në drejtim të gotave të birrës. Kjo lojë vazhdon deri sa të harxhohet e gjithë birra. Pra, është një garë që krijon argëtim dhe afërsi mes njerëzve. Ne shpresojmë që njerëzit ta kalojnë këtë pandemi sa më lehtë dhe mënyra më e mirë është që të fillojnë të shoqërohen dhe të luajnë lojëra të ndryshme së bashku, gjithmonë duke respektuar rregullat e mbajtjes së distancës.”
Për tu bërë pjesë e aktivitetit argëtues “Beer Pong Tournament”, duhet të paguhen dy euro.