Me përballjen ndaj Azerbajxhanit në kryeqytetin azer Baku, Kosova ka nisur kështu edicionin e saj në ‘Uefa Nations League’, kompeticioni më i ri në futboll.
E ndarë në katër liga, A, B, C, dhe D, secila nga skuadrat përfaqësuese në këto liga janë të ndara në bazë të koeficientit që kanë në rangimin e UEFA-s dhe çdo fitues grupi do të kualifikohet për edicionin e ri në një ligë më lart, ndërsa i fundit në grup do zbres një ligë më poshtë.
Ndeshja mes Kosovës dhe Azerbajxhanit u luajt në stadiumin olimpik të Baku-së, ku Kosova vinte pas disa rezultateve pozitive në miqësore, pas ardhjes në krye zvicerranit Shallandes për të zëvendësuar ish selektorin Bunjaki. Loja ishte shumë taktizuese dhe të dy skuadrat ishin shume të kujdesshme në mbrojtje duke pamundësuar shume raste në drejtim të portave. Skuadra e Kosovës kishte pak raste ndërsa vendasit ishin pak më shumë kërkues drejt portës së kapitenit Ujkani.
Megjithatë deri në fund portat mbetën të paprekura kështuqë të dyja skuadrat u ndanë me nga një pikë
Ndeshja e radhës e Kosovës është ndaj Ishujve Faroe, luhet sot (10.09.18), në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.