Koreografët janë zemra e çdo performimi, nga teatrot e baletit, skenat moderne, videot muzikore e deri te spektaklet televizive dhe shfaqjet urbane. Sot shënohet ‘Dita Ndërkombëtare e Koreografëve’, një ditë dedikuar artistëve që e kthejnë trupin në gjuhë dhe lëvizjen në histori. Kjo ditë synon të vlerësojë krijimtarinë, punën e palodhur dhe mjeshtërinë që ata sjellin në artin e vallëzimit. Koreografët përcaktojnë ritmin, strukturën dhe emocionin e çdo shfaqjeje, duke krijuar momente që shpesh mbeten ikonike për publikun. Në kohët e sotme, koreografia nuk është thjesht lëvizje, është tregim, emocion dhe identitet. Shumë stile të reja të vallëzimit kanë fituar famë globale falë koreografëve inovativë, që i kanë sjellë këto forma në skena të ndryshme botërore, mirëpo edhe tek ne në Kosovë.
Kjo ditë na kujton se vallëzimi është më shumë se argëtim, është formë arti, terapie dhe komunikimi. Çdo lëvizje mban një ide, një emocion dhe një histori.







