Më 20 tetor, bota shënon ‘Ditën Ndërkombëtare të Kontrollorëve të Trafikut Ajror’, kushtuar profesionistëve që sigurojnë rrjedhën e sigurt, të rregullt dhe efikase të fluturimeve në të gjithë globin.
Kjo ditë përkujton themelimin e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kontrollorëve të Trafikut Ajror (IFATCA) në vitin 1961 dhe nderon punën e palodhur të kontrollorëve që mbikëqyrin çdo moment të udhëtimeve ajrore, që nga ngritja e avionëve e deri tek ulja e tyre.
Në këtë ditë, shprehim mirënjohje për përkushtimin, vëmendjen dhe profesionalizmin e kontrollorëve, duke njohur rolin kyç që luajnë në ruajtjen e sigurisë së miliona pasagjerëve.







