Sot, më 6 tetor, kremtojmë “Ditën Botërore të Arkitekturës”, një ditë kjo kushtuar arkitektëve, profesionistë këta që me vizionin dhe kreativitetin e tyre ndërtojnë hapësirat ku jetojmë, punojmë dhe krijojmë kujtime.
“Dita Botërore e Arkitekturës” është një iniciativë e Unionit Ndërkombëtar të Arkitektëve (UIA) dhe ka për qëllim të nxisë rritjen e vetëdijesimit mbi ndikimin që ka arkitektura në shoqëri, mjedis dhe mirëqenie.
Në nder të shënimit të kësaj dite, qytete në mbarë botën organizojnë ekspozita, diskutime publike, vizita dhe aktivitete edukative për të ofruar shoqëritë sa më pran me trashëgiminë dhe potencialin transformues që ka arkitektura.