Pas një rrugëtimi pothuajse 1 mujor, përballje të kombëtareve, gara në futboll “KATAR 2022” përfundon sot, 18 dhjetor, me finalen e cila nxjerrë edhe kombëtaren fituese të Kupës së Botës. Nga 32 përfaqësuese, në finale kemi ekipet Argjentina dhe Franca të cilat do të përballen sot, duke filluar nga ora 16:00.
Kujtojmë që 4 ekipet që kaluan në gjysmëfinale ishin Kroacia, Argjentina, Maroku dhe Franca.
Por sonte, 18 dhjetor, do të ndahen çmimet për lojtarët dhe përfaqësueset, për arritjet e tyre gjatë këtij turneu botëror në futboll.
Ndërkohë, kujtojmë që në çdo katër vite, ekipe futbolli nga kombe të ndryshme, bëhen bashkë për t’u përballur dhe për të fituar epitetin e më të mirit në Kupën e Botës, kampionat ky që është themeluar qysh në vitin 1930. Kampion i fundit në futboll ishte Franca, e cila e fitoi turneun e vitit 2018.