Çdo vit, në të dielën e tretë të muajit nëntor, përkujtojmë viktimat e aksidenteve të trafikut rrugor, teksa shënohet “Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor”. Krahas nderimit të kujtimit për viktimave e aksidenteve rrugore, në këtë ditë ofrohet mbështetje për familjet e tyre si dhe kërkohet rritje e ndërgjegjësimit për sigurinë rrugore, për të ulur numrin alarmant të viktimave dhe për rritur ndërgjegjësimin për përgjegjësinë individuale dhe kolektive në rrugë.
“Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor” u krijua fillimisht nga grupe të të mbijetuarve dhe familjeve të viktimave të trafikut rrugor dhe në vitin 2005 mori vëmendje ndërkombëtare, atëherë kur Kombet e Bashkuara e shpallën këtë ditë zyrtare, për të përkujtuar viktimave e trafikut rrugor. Referuar statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 1.3 milionë njerëz humbasin jetën çdo vit në aksidente rrugore, ndërsa miliona të tjerë mbesin me dëmtime të përhershme fizike ose psikologjike. Andaj, apeli për siguri më të madhe rrugore, është një thirrje globale për të gjitha shoqëritë dhe për pjesëmarrësit e trafikut, që të respektojnë rregullat dhe përforcimin e masave të sigurisë rrugore, duke sjellë në fokus rëndësinë e infrastrukturës më të sigurt, rregullave dhe edukimit mbi sigurinë rrugore.







