Çdo 13 shkurt, kremtojmë “Ditën Botërore të Radios”, që i kushtohet një prej mediave më të vjetra, por edhe më të besueshme të komunikimit masiv. Radio ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të pazëvendësueshëm në informim, edukim dhe argëtim.
E themeluar nga UNESCO, “Dita Botërore e Radios” synon të theksojë rëndësinë e radios në promovimin e lirisë së shprehjes, diversitetit kulturor dhe dialogut shoqëror. Përmes valëve të saj, radio ka bashkuar komunitete, u ka dhënë zë historive të panumërta dhe ka ndërtuar ura komunikimi mes njerëzve. Edhe në epokën digjitale, radio vazhdon të përshtatet me zhvillimet teknologjike, duke ruajtur afërsinë dhe besimin e dëgjuesve të saj. Ajo mbetet një shoqëruese e përditshme në makina, shtëpi dhe vende pune. Në këtë ditë, vlerësohet puna dhe përkushtimi i të gjithë profesionistëve të radios, të cilët me pasion dhe përgjegjësi informojnë dhe frymëzojnë publikun çdo ditë







