Data e sotme 15 janar, i është ndarë shënimit të “Ditë së Wikipedia-s”, kjo për të përkujtuar themelimin e kësaj platforme globale të njohurive të përgjithshme. Wikipedia u lansua më 15 janar, të vitit 2001, e themeluar nga Jimmy Wales dhe Larry Sanger, për t’u rritur dhe për të marr titullin edhe si enciklopedia më e madhe dhe më e përdorur në botë. Me përmbajtje të krijuar dhe të redaktuar nga përdoruesit, Wikipedia është një simbol i bashkëpunimit global dhe përpjekjes për të ndarë dijen pa pagesë. Sot, Wikipedia ka mbi 300 gjuhë dhe më shumë se 60 milion artikuj. Në “Ditën e Wikipedia-s”, krahas që shënojmë fillet e kësaj platforme, duhet falënderojmë edhe miliona vullnetarët që kanë kontribuar dhe po kontribuojnë në krijimin e përmbajtjes së saj.
Duke qenë platformë që krijohet dhe mbushet me informacione nga njerëz nga e mbarë bota, Wikipedia është shembull i fuqisë së bashkëpunimit dhe teknologjisë, për të ndarë dijen globale.







