Çdo 16 maj, të secilit vit, kremtojmë “Ditën Ndërkombëtare të të Jetuarit së Bashku në Paqe”, ditë kjo e shpallur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, me rezolutën 72/130.
“Dita Ndërkombëtare e të Jetuarit së Bashku në Paqe”, synon që të jetë mjet për mobilizimin e rregullt të përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare për të promovuar paqe, tolerancë, përfshirje, mirëkuptim dhe solidaritet. Në këtë ditë, bëhet thirrje për të jetuar dhe vepruar së bashku, në mënyrë që të ndërtojmë një botë të qëndrueshme paqeje, solidariteti dhe harmonie. “Dita Ndërkombëtare e të Jetuarit së Bashku në Paqe” fton të gjitha vendet të nxisin pajtimin ndërmjet popujve, për të ndihmuar në sigurimin e paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Dita e sotme na shërben si një thirrje për veprim dhe inkurajon individët, komunitetet dhe kombet të angazhohen në aktivitete që promovojnë mirëkuptimin reciprok dhe respektin për të drejtat e njeriut.







