Gjatë muajit shkurt, kremtojmë “Lidershipin Rinor”, muaj ky që na fton të festojmë, mbështesim, fuqizojmë e inkurajojmë të rinjtë që të angazhohen që të bëjnë ndryshime pozitive në komunitetet e tyre. Ky muaj synon të nxisë zhvillimin e aftësive udhëheqëse, të promovojë angazhimin qytetar dhe të krijojë hapësira ku të rinjtë mund të shprehin idetë dhe potencialin e tyre.
“Muaji i Lidershipit Rinor” shërben edhe si një platformë për të theksuar rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në vendimmarrje, edukim, vullnetarizëm dhe iniciativa sociale. Përmes aktiviteteve të ndryshme si trajnime, panele diskutimi, mentorim dhe projekte komunitare, të rinjtë kanë mundësi të zhvillojnë aftësi, si komunikimi efektiv, puna në ekip, menaxhimi i projekteve dhe mendimi kritik. Ky muaj është një mundësi për të njohur kontributin e liderëve të rinj dhe për të frymëzuar gjeneratën e ardhshme që të marrë përgjegjësi dhe të udhëheqë me integritet.
Sepse investimi në lidershipin rinor është investim në të ardhmen. Duke mbështetur të rinjtë sot, ne ndërtojmë komunitete më të forta dhe një shoqëri më të drejtë nesër.







