“Dita Botërore e Pastave” organizohet çdo vit, më 25 tetor, për të nderuar kulturën e ushqyerjes me pasta dhe për të festuar ndikimin e madh që ato kanë në kuzhinat e të gjithë popujve të botës.
Pastat janë ndër ushqimet më të vjetra dhe të dashura në botë, të cilat kanë një histori të pasur dhe të shkëlqyeshme në kuzhinat e shumë kulturave. Ato janë burim i përbërë me karbohidrate, proteina, fibra dhe minerale, por kanë kolesterol të ulët dhe yndyra të shëndetshme për trupin e njeriut.
Në të gjithë botën, në ditën e sotme restorante, kuzhina dhe entuziastë të ushqimit, organizojnë evente të ndryshme për të festuar këtë ditë, duke përfshirë konkurse gatimi dhe informacione për historinë dhe traditat e pastave në kulturën e tyre.