Më 30 mars të çdo viti, bota bën thirrje për të rritur ndërgjegjësimin për një çrregullim të shëndetit mendor që prek miliona njerëz në botë. Bipolariteti është një nga çrregullimet mendore jo aq të rralla, por që mund të jetë shumë komplekse, prandaj “Dita Botërore e Çrregullimit Bipolar” ka për qëllim ndërgjegjësimin dhe informimin e publikut për këtë çrregullim shëndetësor. E në “Ditën Botërore të Çrregullimit Bipolar” po sjellim disa aspekte që janë të rëndësishme për të njohur këtë çrregullim dhe që ndihmojnë në luftën e stigmës sociale për bipolaritetin.
- Çrregullimi bipolar ndikon në çdo aspekt të jetës: Ky çrregullim mund të ndikojë në shumë sfera të jetës si në marrëdhëniet me njerëzit, punën dhe të gjitha aspektet e jetës së përditshme.
- Çrregullimi bipolar ka shumë shkaqe, nga gjenetika e deri te ngjarjet e jetës: Pas një studimi që zgjati gati dy dekada, një ekip nga Universiteti i Miçiganit zbuloi se është një kombinim i disa faktorëve biologjikë dhe mjedisorë që mund të shkaktojnë çrregullim bipolar.
- Ka shumë të famshëm që jetojnë me çrregullim bipolar: Të famshmi, përfshirë Demi Lovato, Richard Dreyfuss dhe Mary Lambert, janë ndër njerëzit që jo vetëm janë shprehur të hapur për të folur për çrregullimin bipolar dhe përmes platformave sociale ata vazhdimisht bëjnë thirrje edhe për të luftuar stigmën e çrregullimit bipolar.
- Mund të ketë një lidhje krijimtarie: A e dini se ‘Dita Botërore Bipolare’, ndodh në ditëlindjen e Vincent van Gogh? – I konsideruar si një nga artistët më me ndikim i të gjitha kohërave, Van Gogh pas vdekjes, u diagnostikua se kishte çrregullim bipolar dhe pikërisht për këtë, data e sotme 30 mars, është vendor që të shënojë edhe “Ditën Botërore të Çrregullimit Bipolar”.
Kjo ditë na shërben për t’u treguar atyre personave që jetojnë me sfidat e përditshme të kësaj gjendjeje, se nuk janë vetëm, kanë mbështetjen tuaj dhe ka gjithmonë shpresë për shërimin e kësaj sëmundjeje.