Data 18 gusht, e çdo viti, i është ndarë shënimit të “Ditës Botërore të Kërkimeve për Kancerin e Gjirit”. Kjo ditë ka për qëllim që të inkurajojë mbështetje për kërkime shkencore që përqendrohen në zbulimin e kurës, parandalimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit. Gjatë ditës së sotme, në mbarë globin organizohen aktivitete të shumta për të njohur përparimet shkencore dhe për të nxitur mbështetjen e mëtejme për kërkime që shpëtojnë jetë.
Në “Ditën Botërore të Kërkimeve për Kancerin e Gjirit”, gjithashtu nderojmë përparimet e arritura deri më tani nga komuniteti mjekësor, në zvogëlimin e rasteve dhe vdekjeve të shkaktuara pikërisht nga kanceri i gjirit.







