Çdo vit me 3 dhjetor, bota kremton “Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara”, e themeluar në vitin 1992, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të rritur ndërgjegjësimin për vështirësitë që hasin çdo ditë personat me aftësi të kufizuara, për të promovuar të drejtat e tyre si dhe përfshirjen e tyre në shoqëri. Kjo ditë ka për qëllim të nxisë barazinë dhe mundësinë e qasjes së plotë të personave me aftësi të kufizuara, në arsim, punësim, shëndetësi dhe pjesëmarrje sociale.
Që nga fillimi, kjo ditë ka ndihmuar në ngritjen e zërit të komuniteteve të personave me aftësi të kufizuara dhe në nxitjen e veprimit nga ana e institucioneve, organizatave dhe secilit individ, për të siguruar një botë më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.







