Sot, ikni peshores dhe mundohuni ta doni më shumë personin në pasqyrë. Dita e sotme, 6 Maj, shënon ‘Ditën Pa Dietë’, një nismë që synon të luftojë standardet e paarritshme të bukurisë të cilat kanë nxitur probleme të shumta tek njerëzit, siç janë: çrregullimet në të ngrënë, vetëbesim i ulët, bullizëm dhe dieta jo të shëndetshme.
‘No Diet Day’ apo ‘Dita pa Dietë’, është një festë vjetore e pranimit dhe diversitetit të trupit tonë. Simbol i ditës pa dietë është një fjongo blu, e ngjashme me shiritin e kuq të ‘Ditës Botërore të SIDA-s’. Kjo ditë synon të promovoj stile jetese të shëndetshme për të gjitha llojet e trupit.