Sot, më 31 maj, shënohet ‘Dita Botërore pa Duhan’, një iniciativë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), që synon të rrisë ndërgjegjësimin për rreziqet e pirjes së duhanit dhe të promovojë politika efektive për të reduktuar konsumimin e tij.
Duhan pirja është një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe sëmundjeve të tjera kronike. Sipas të dhënave të OBSH-së, duhan pirja shkakton më shumë se 8 milionë vdekje në vit në mbarë botën, duke përfshirë edhe rreth 1.2 milionë njerëz që vdesin nga ekspozimi në tym të duhanit. Këto statistika alarmante theksojnë urgjencën për veprime më të ashpra dhe më të qëndrueshme për të luftuar pirjen e duhanit.
‘Dita Botërore pa Duhan’ është një thirrje për veprim global për të krijuar një botë ku askush nuk duhet të vuajë apo të vdesë për shkak të konsumit të duhanit. Le të shfrytëzojmë këtë ditë për të bërë ndryshimin që i nevojitet shëndetit tonë dhe të ardhmes së brezave që do vijnë.







