Liga Unike e Basketbollit, e përbërë nga ekipe të Kosovës e Shqipërisë, do të nis sot (23.01.24). Fillimisht Liga Unike fillon me konkurrencën e femrave.
Edhe këtë edicion në Ligën Unike të basketbollisteve do të paraqiten gjashtë skuadra, tri nga Kosova dhe tri nga Shqipëria: Bashkimi, Prishtina dhe Penza do të paraqiten nga Kosova, ndërsa Shqipëria do të përfaqësohet me Flamurtarin e Vlorës, Partizanin e Tiranës dhe Tiranën.
Xhiroja e parë do të luhet sot dhe nesër, me dy ndeshje në Kosovë dhe një në Tiranë. Bashkimi – Flamurtari dhe Prishtina – Partizani janë ndeshjet e sotme të cilat zhvillohen prej orës 17:00, ndërsa nesër nga ora 17:00 luhet dueli mes Tiranës dhe Penzës.