Programi Universitar për Studime dhe Hulumtime Gjinore organizon ‘Shkollën e 5-të Verore Studime Krahasuese mbi Gjininë dhe Seksualitetin’, me temën ‘Lexim i Feminizmit për 99% – Pabarazia, Avokimi, Privilegji’.
Kjo ngjarje mbahet nga data 10 deri më 18 qershor, ku ftohen të gjithë, si hulumtues, artist, aktivist, student dhe të interesuarit, që me anë të seminareve, leximit dhe diskutimit, të paramendojmë solidaritete të reja në kohën e përplasjeve dhe krizava globale – rreth varfërisë, punës, ambientit dhe eksploatimit kapitalist.
Antagonizmi kundër barazisë gjinore dhe të drejtave seksuale, i cili po shfaqet në hapësirat shoqërore, politike, akademike, të punës dhe të shtëpisë, fton të gjithë të interesuarit për rimendim dhe rimobilizim të lokalizuar dhe rrjetëzuar.
Për pjesëmarrje në këtë aktivitet, të interesuarit duhet të dorëzojnë kopjen e CV-së dhe letrën e tyre motivuese në : upg@uni-pr.edu.