Po shënohet një javë, përgjatë së cilës qytetet dhe rajonet Evropiane tregojnë kapacitetet e tyre të rritjes dhe krijimit të vendeve të reja të punës, për të dëshmuar rëndësinë e nivelit lokal dhe rajonal në qeverisjen Evropiane.
#EURegionsWeek këtë vit vjen me sloganin ‘Së bashku për rimëkëmbje’, që përqendrohet në katër tema: ‘Tranzicionin e gjelbër’, ‘Kohezionin’, ‘Tranzicionin Dixhital’ dhe ‘Angazhimin qytetar’.
Për shkak të masave anti-kovid, kjo ngjarje do të shënohet vetëm përmes aktiviteteve online, përgjatë datave 11 dhe 14 tetor.