Për dhjetë ditë radhazi, duke filluar nga dita e sotme (21.07.23), Prishtina do të jetë nikoqire e një prej festivaleve më të mëdha në vend, që tashmë po përmbushë edicionin e tretë në rrugëtim. Nga sot e deri më 31 korrik, na pret një eksperiencë e paharruar, program shumë i pasur me shumë aktivitete, që do të mbahen në kuadër të festivalit “Ramë Lahaj International Opera”, manifestim ky i cili mëton të promovojë lirinë, të drejtat e njeriut dhe ato sociale. Me tematikën ‘Opera për Liri’, RLIOF do të jetë zëri i atyre të shpesh ndihen të margjinalizuar dhe të heshtur, por që përdorin operën si mjet për t’u shprehur. Më 23 korrik, në Gala Mbrëmjen ‘Ramë Lahaj & Friends’, publiku do të bëhet dëshmitar i një performance unike me yje të njohur të operës. Programi qendror i këtij edicioni, sjellë tenorin Alessandro Safina, baritonin Massimo Cavalletti, soprano Yulia Suleimanova dhe tenorin kosovarë, atë që ka thyer të gjithë kufijtë për t’u bërë emri që e njeh dhe vlerëson mbarë bota, Ramë Lahaj. Bëhet e ditur se dirigjent është Pier Giorgio Morandi, shoqëruar nga Filarmonia e Kosovës. Në kuadër të këtij edicioni të RLIOF, do të jetë edhe ekspozita “Rrnofsh sa malet”, e cila i bashkohet misionit të betejës së mbrojtjes së mjedisit, që po ashtu është një nga synimet tjera që ka RLIOF. Kjo ekspozitë do të prezantohet në Galerinë e Fakultetit të Arteve, nga 22 korriku dhe do të jetë e hapur deri më 31 korrik, ndërsa kurator i ekspozitës në fjalë është ÖVÜL D. DURMUSOGLU.
Këtë vit, Maestro Francisco Araiza do të drejtojë Masterclass-in e festivalit, përndryshe Maestro Araiza është një nga përfaqësuesit më në zë të brezit të tij, që ka prekur skenat më të rëndësishme ndërkombëtare. 27 korriku do të jetë i rezervuar për “Opera Night”, që është një mbrëmje dedikuar tërësisht muzikës së mirëfilltë operistike, ndërkohë 31 korriku mban emrin e të madhes Nexhmije Pagarusha. Publiku në këtë natë pritet do të përjetoj emocione e momente unike, nën shoqërimin e këngëve të bilbilit të muzikës shqipe, Nexhije Pagarusha ku këngët e saj do të vijnë në përpunim tejet të veçantë dhe origjinal.
Për më shumë detaje rreth festivalit, më poshtë lajmit mund të gjeni programin e “Ramë Lahaj International Opera Festival”: