‘Dita Ndërkombëtare e Birrës’ çdo vit festohet në të premten e parë, të muaji gusht, e themeluar në vitin 2007, në Kaliforni nga Jesse Avshalomov.
Për nder të kësaj dite, sot fillon festivali “Beer and Wine”. Festivali në fjalë, këtë vit do të mbahet për tri ditë rresht, nga data 4 gusht deri më 6 gusht, në platonë e “Pallatit të Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, çdo ditë nga ora17:00.
Karakteristikë e veçantë e festivalit, do të jetë numri i madh dhe llojllojshmëria e produkteve që ju mund t’i gjeni aty, ku vizitorët do të kenë mundësi që ti degustojnë të gjitha këto në një vend. Prezentë do të jenë afër 18 brende të birrës (vendore dhe të huaja) si dhe afër 15 brende të verës (vendore dhe të huaj). Tri ditë te festës së muzikës, verës dhe birrës, do të përcjellën me emra të mëdhenj të muzikës vendore dhe ndërkombëtare, që do të përkujdesen për argëtimin e vizitorëve. Në mesin e bendeve dhe këngëtarëve do të përformojnë emra të njohur, siç janë: Gipsy Groove, Edona Rreshitaj & Band, Dagz & PM, String String, Behar Jashari Band, Rebel soul, Flow, Caboo, Vissi, Kronz, Bess, Escoman, Almarin, Jolie, Dj West, etj.
Në “Beer and Wine Festival”, vizitorët do të kenë mundësi të merren edhe me aktivitete tjera siç janë lojërat e ndryshme: corne hole, beer pong, vrapimi në goma dhe kush është më i shpejti në pije. Gjithashtu do të kenë mundësi të fitojnë edhe dhurata të ndryshme nga lojërat shpërblyese.