Pas një sezoni emocionues në Superligë, është momenti që klubet më të mira të edicionit që lamë pas, të vazhdojnë lojën e bukur në arenën e futbollit evropian, në Ligën e Konferencës.
Gjilani do të përballet me Progres Niederkorn nga Luksemburgu, sonte me fillim nga ora 19:30, këtë ndeshje ekipi kosovar e zhvillon si mysafir dhe natyrisht kjo e bën edhe më sfiduese ndeshjen për Gjilanin.
Në anën tjetër, Dukagjini pret në shtëpi Europa FC nga Gjibraltari dhe padyshim do të jetë në avantazh të terrenit, duke shpresuar edhe në një rezultat pozitiv. Rikujtojmë se Dukagjini po merr pjesë në kualifikime, falë vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës për të mos e licencuar Prishtinën për garat evropiane.
Ndërkohë, Drita që përfundoi e dyta në Superligë, do të luajë nga rrethi i dytë kualifikues në garën e kategorisë së tretë evropiane.