Për vitin e 20-të me radhë, në Kosovë po shënohen ‘Javët e kulturës franceze’, nën organizimin e ‘Ambasadës së Francës’, në partneritet me ‘Ministrinë e Punëve të Jashtme’, ‘Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës’, ambasadat dhe misionet diplomatike të disa vendeve si dhe partnerë të tjerë.
Javët e Frankofonisë 2020 zhvillohen nga data 5 Mars deri më 31 Mars, në Prishtinë dhe në tri qytete të tjera të Kosovës, Pejë, Prizren dhe Mitrovicë. Gjatë këtyre javëve do organizohen ngjarje të ndryshme që përfshijnë: koncerte, konferanca, filma, ekspozita, letërsi, gastronomi, punëtori, filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtë si dhe aktivitete të tjera.