‘Dita Globale e Filmit’ shënohet çdo vit çdo vit në të shtunën e dytë të muajit shkurt, për të festuar fuqinë e filmave dhe arritjet e tyre për të lidhur e frymëzuar njerëzit në mbarë botën dhe të promovojë artin e filmit, si një formë e rëndësishme e shprehjes kulturore, edukative dhe si urë lidhëse ndërkombëtare. Ky është një moment për të vlerësuar ndikimin e filmit në shoqëri, nëpërmjet tregimit të historive, pasqyrimit të kulturave dhe përhapjes së ideve.
Filmi ka një fuqi të veçantë për të arritur tek njerëzit në mbarë botën dhe mund të ndikojë në formimin e mendimeve dhe ndjenjave.
‘Dita Globale e Filmit’ është një mundësi e mirë për t’i kujtuar të gjithëve, rolin e rëndësishëm të kinemasë dhe për të nderuar punën e regjisorëve, aktorëve, producentëve dhe të gjithë atyre që kontribuojnë në industrinë e filmit.