Data e sotme, 9 janar, i është ndarë shënimit të “Ditës Ndërkombëtare të Koreografëve” dhe është një ditë kushtuar mendjeve kreative, që krijojnë lëvizje dhe vallëzime që na frymëzojnë dhe sjellin përplot emocione. Sot, nderojmë koreografët që përkthejnë emocionet dhe historitë në art, përmes gjuhës universale të lëvizjes. Koreografët janë arkitektët e lëvizjes, qoftë në skenat e baletit klasik, në vallëzimet moderne, në skenat e muzikës pop apo në filmat e mëdhenj, koreografët janë përgjegjës për transformimin e vizionit artistik në një përvojë të paharrueshme vizuale. Në “Ditën Ndërkombëtare të Koreografëve” shprehim mirënjohje për punë e palodhur të koreografëve, fushë kjo e cila kërkon shumë përkushtim, kreativitet dhe durim. Për të shënuar këtë ditë, inkurajohemi të gjithë që të shkojmë dhe të shohim ndonjë performancë, si shfaqje baleti, valle moderne apo një koncert ku koreografia është në qendër.
#InternationalChoreographersDay.







