Në një botë ku ritmi i jetës po bëhet gjithnjë e më i shpejtë, “Dita Botërore e Vrapimit” vjen si një kujtesë e thjeshtë por e rëndësishme ‘LËVIZJA ËSHTË SHËNDET’. Kjo ditë, e cila festohet nga miliona njerëz në të gjithë botën, na fton sot të gjithëve, pa dallim, që të ta bëjmë vrapimin pasion. Në shumë vende të botës, ashtu sikurse viteve të shkuara, gjatë kësaj dite organizohen edhe gara rekreative dhe sfida simbolike për të inkurajuar sa më shumë njerëz që të bëhen pjesë e kësaj dite. Vrapimi ka shumë përfitime për trupin dhe mendjen. Disa nga më të rëndësishmet janë: përmirëson shëndetin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut, ndihmon në djegien e kalorive dhe kontrollin e peshës; forcon muskujt e këmbëve, barkut dhe shpinës, ulë stresin dhe ankthin, përmirëson gjumin dhe përqendrimin, rrit qëndrueshmërinë fizike dhe disiplinën mendore, etj. Për të gjitha këto të mira që sjell, filloni qysh sot edhe ju të merreni me këtë apo ndonjë tjetër aktivitet sportiv sepse, “Dita Botërore e Vrapimit” nuk është vetëm për atletët profesionistë, por për këdo që vendos të bëjë hapin e parë drejt një jete më të shëndetshme dhe aktive.







