‘Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe’, e cila mbahet çdo vit me datën 6 prill, paraqet një mundësi të mirë, për të njohur rolin pozitiv që luajnë sportet dhe aktiviteti fizik në komunitete dhe në jetën e njerëzve në mbarë globin. Sporti ka fuqinë për të ndryshuar botën dhe është një e drejtë themelore dhe një mjet i fuqishëm për të forcuar lidhjet shoqërore dhe për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe paqen si dhe solidaritetin dhe respektin për të gjithë.
Sot, bota jonë përballet me sfida brezash, nga varfëria dhe uria, tek ndryshimet klimatike e deri te pandemia COVID-19. Më shumë se kurrë, ne duhet të kapërcejmë dallimet tona dhe të bashkohemi si një ekip i vetëm, duke punuar së bashku për të trajtuar këto pengesa dhe për të krijuar një të ardhme më të sigurt, më paqësore dhe më të qëndrueshme për të gjithë.