Në një botë ku teknologjia dhe komunikimi elektronik janë bërë pjesë integruese e jetës sonë të përditshme, ‘Dita Botërore e Dorëshkrimit të Letrave’ shënon një rikthim ndaj traditave dhe vlerave kulturore të letrave. “Dita Botërore e Dorëshkrimit të Letrave” festohet çdo vit me datën 1 shtator, për të kujtuar magjinë e metodës së vjetër të komunikimit.
Dorëshkrimi i letrave ka qenë një mënyrë e qëndrueshme e komunikimit për mijëra vjet. Një kohë i padiskutueshëm, ai ka ndryshuar ndjeshëm me ardhjen e teknologjisë. Shtypi, telefonat dhe më vonë interneti dhe komunikimet dixhitale e kanë zëvendësuar gradualisht dorëshkrimin. Edhe pse këto ndërlidhje teknologjike ofrojnë shpejtësi dhe efikasitet të madh, ato gjithashtu kanë përkeqësuar ndarjen fizike dhe emocionale mes individëve.
Letrat e shkruara me dorës, janë dëshmi të qëndrueshme të kohës dhe komunikimit që nuk zhduken. Prandaj, për të kremtuar këtë ditë, sot mund të nxirrni një stilolaps dhe letër dhe të filloni e shkruani një letër dhe të ia dërgoni ndokujt! Në një botë të ngarkuar me informacione dhe shpejtësi, ky akt i thjeshtë, do sjellë një qetësi të mirëpritur dhe një lidhje të thellë midis njerëzve.