“Dita Ndërkombëtare e Gruas” zë fill që nga 28 shkurti i vitit 1909, kur filloi levizja e parë për të drejtat e grave në Nju Jork, të cilat u ngritën në protestë për të drejtat e tyre, kundër shtypjes, dhunës e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre.
Sot është një ditë e veçantë kushtuar nderimit dhe vlerësimit të dashurisë, mbështetjes dhe sakrificave të pakushtëzuara të grave. Kjo ditë, na lejon të shprehim mirënjohje për rolin e pamatshëm që gratë apo nënat luajnë në jetën tonë, duke na ushqyer, duke na udhëhequr dhe duke na dhënë dashuri pafund.
Le të shfrytëzojmë këtë rast për të nderuat gratë e nënat, jo vetëm në këtë ditë, por çdo ditë të jetës sonë, duke njohur praninë e tyre të çmuar dhe angazhimin e palëkundur për mirëqenien dhe lumturinë tonë.