Në janar të këtij viti, ishte raportuar se rreth 5.16 miliardë njerëz, janë përdorues të internetit në mbarë botën, që përbën 64.4 për qind të popullsisë globale. Komunikimi online, është tashmë pjesë e përditshmërisë për miliarda njerëz në botë, e në shumë raste edhe e njoftimeve dhe romancave të reja online.
Sot (14.05.23), në gjithë botën shënohet ‘Dita e Romancës Online’, një ditë që shënon praktikën e shumë njerëzve në botë, të cilët në mënyrë virtuale gjejnë partnerin e tyre të jetës. Me shpikjen e platformave online, komunikimi është shumë më i shpejtë dhe më i lehtë, sidomos për personat që daljen e kanë më të kufizuar.
Platforma ‘Match’, është një nga platformat e para online që u themelua në vitin 1995, për tu mundësuar njerëzve takime përmes kësaj platforme online. Gjithashtu, një nga aplikacionet më të njohura viteve të fundit për njohje online, është aplikacioni ‘Tinder’, që u mundëson njohje dhe lidhje të reja romantike shumë njerëzve në botë.