Çokollata nuk është vetëm një kënaqësi për shijen tonë, ajo përmban substanca që nxisin ndjesinë e mirëqenies, si serotonina dhe endorfina, duke e bërë një mik të mirë në ditët me stres.
Sot, me datën 7 korrik, në mbarë botën festohet ‘Dita Botërore e Çokollatës’, një ditë e dedikuar për njërën nga ëmbëlsirat më të dashura dhe më të konsumuara në planet – çokollatën.
Kjo datë besohet të përkojë me ditën kur çokollata u soll për herë të parë në Evropë, në shekullin e 16-të, duke shënuar një moment historik në gastronominë botërore. Prej atëherë, çokollata është bërë pjesë e pandashme e kulturës ushqimore në shumë vende, nga prodhimet artizanale tek ato industriale.
Pavarësisht nëse preferoni çokollatë të zezë, me qumësht, të bardhë, të mbushur me fruta, arra apo krem, 7 korriku është dita e përkryer për të shijuar një copë më shumë çokollatë, pa asnjë ndjenjë faji.







