Sot, 6 shtator, duke filluar nga ora 20:45, do të përballet Kosova me Rumaninë. Kjo ndeshje vjen në kuadër të raundit të parë të Ligës C, Grupi 2.
Termini i orës 20:45, është i rezervuar edhe për dy ndeshje të tjera të Ligës së Kombeve. Derisa Belgjika do të përballet me Izraelin, Franca do të ketë përballë Italinë. Që të dyja këto ndeshje vijnë në kuadër të Ligës A, Grupi 2.
Gjatë ditës, me fillim nga ora 18:00, do të përballen edhe Lituania me Qipron, përballje kjo që vjen në kuadër të Ligës C, Grupi 2.







