Drita, Gjilani dhe Dukagjini mësojnë kundërshtarët e mundshëm për rrethin e dytë të Ligës së Konferencës. Drita ndodhet në Grupin 6 me 10 skuadra, ku pesë prej tyre janë kundërshtarët e mundshëm të gjilanasve.
Gjilanasit mund të përballen me skuadrat si Basel, Austria Wien, Viktoria Plzen si dhe fituesin e çifteve Maribor – Birkirkara dhe Shkëndija – Haverfordwest Country.
Dukagjini i Klinës gjithashtu ka mësuar kundërshtarët e mundshëm për rrethin e dytë, nëse arrin ta kalojë skuadrën nga Gjibraltari, Europa FC. Klinasit mund të takohen me Djurgardens, HNK Rijeka, Vitoria SC, ose me fituesit e çifteve Diddelang – ST Patrick’s dhe Sutjeska – SS Cosmos.
Ballkani ndodhet në rrethin e parë të garës më të madhe evropiane për klube, të Ligës së Kampionëve. Kampioni në fuqi i Kosovës në rrethin e parë të kësaj gare, do të ketë punë shumë të vështirë me kampionët e Bullgarisë, Ludogorets.