Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Kosovë nga Covid-19 kanë humbur jetën 14 pacientë të infektuar me këtë virus. Nga ky Institut është bërë e ditur se nga 5.505 testime janë shfaqur edhe 259 raste të reja me Covid-19. Për fat të mirë së fundmi janë shëruar 870 qytetarë duke plotësuar kështu numrin e përgjithshëm të të shëruarave nga Covid-19 në 137.398.
Në Kosovë deri më tani raportohen 17.000 raste aktive me Covid-19 e kundër këtij virusi po luftohet me vaksinat të cilat vazhdojnë të ipen në të gjitha qendrat e vaksinimit në Kosovë. Deri më tani janë dhënë 1.046.799 vaksina nga të cilat 358.308 qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë.
Nga Ministria e Shëndetësisë po bëhet apel që edhe më tutje të respektohen masat Anti-Covid. Mbani maskat, Respektoni distancën dhe Mbani higjienën!