Mbrëmë më 17 tetor është hapur sezoni dimëror në kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë.
Është zgjedhur pikërisht kori i këtij qyteti ‘Siparantum‘, i cili në përbërje të korit të fëmijëve, të femrave, të përzier si dhe me orkestrën kamerale, kanë shpalosur programin e ri para një audience të madhe.
Është organizata “Anibar”, e cila është në rrugëtim e sipër të përmbushjes së misionit që i ka vënë vetes, të mbajtë të gjallë dhe shumë aktive kinemanë e vetme të qytetit të Pejës “Jusuf Gërvalla” dhe për këtë arsye, Radio KFOR-i kontaktoi drejtorin e “Anibar”, Vullnet Sanaja, i cili tregoi për hapjen e sezonit të ri në këtë kinema:
“Mbrëmë kemi pasur një koncert me korin ‘Siparantum‘, nga Peja ku ka pasë mbi 400 pjesëmarrës në audiencë që e kanë ndjekë këtë koncert. Koncerti i korit nga ‘Siparantum‘, jepet për të disatën herë në kinemanë “Jusuf Gërvalla”, mirëpo mbrëmë ka qenë një program i ri i këtij koncerti ku kanë performuar edhe fëmijët e korit ‘Siparantum‘, nga Peja”.
- Sanaja shpalsoi edhe përfaqësimin e korit ‘Siparantum‘ në Kroaci:
“Tani ‘Siparantum‘ ka filluar të ketë numër të madh të koncerteve jo vetëm në Kosovë por edhe jasht Kosovës. Koncerti i mbrëmshëm i ka paraprirë koncertit që ta do ta kenë këto ditë në Kroaci. Pjesa e korit të grave të ‚Siparantum‘, do të udhëtojnë sot për në Kroaci për të marrë pjesë në një festival koral në të cilin do të përformojnë me programin e tyre”.