Në mbarë botën, sot shënohet “Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë”, për të ndërgjegjësuar publikun, punëdhënësit dhe punëmarrësit mbi rëndësinë e krijimit të një ambienti pune të sigurt dhe të shëndetshëm.
Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) njofton se çdo vit mbi 2.7 milionë persona humbin jetën, si pasojë e aksidenteve në punë ose sëmundjeve që lidhen me vendin e tyre të punës, ndërsa qindra e miliona të tjerë vuajnë nga sëmundje që mund të parandaloheshin.
Në këtë ditë, në mbarë botën, organizohen aktivitete ndërgjegjësuese, trajnime dhe tryeza diskutimi mes institucioneve shtetërore, sindikatave dhe përfaqësuesve të biznesit, me qëllim forcimin e kulturës së parandalimit në çdo vend pune.
Siguria dhe shëndeti në punë nuk janë vetëm përgjegjësi ligjore, por janë edhe detyrim moral ndaj çdo punëtori!