Egzona Krasniqi
“Gjatë dimrit duke marr parasysh që rrjeti energjetik është më i ngarkuar mundohemi që të kursejmë më së shumti tëk ngrohja, të mos i lëmë dyert hapur fillimisht, pastaj shumicën e punëve të shtëpisë i kryej vonë në mbrëmje sepse edhe tarifa e pagesës është më e vogël.”
Flori Bivolaku
“Janë disa gjëra të cilat janë të domosdoshme në shtëpi por zakonisht mundohemi që aparatet që punojnë me energji elektrike ti shkyqim në momentin që nuk janë duke u shfrytzuar, TV, Llaptopi apo edhe mbushësit e telefonit.”
Nora Xhoci
“Tek ne në shtëpi ngrohësin e ujit (bojleri) e ndezim vetëm pasdite për mos konsumuar energji elektrike tërë ditën, kohëve të fundit e praktikojmë që edhe hekurin ta përdorim vetëm për costume ose këmisha dhe kështu kursejmë mjaft shumë, brenda muajit nuk kalojmë më shumë se 35-40 euro faturën e energjisë.”