Rinia jonë ka shfaqur dhe po vazhdojnë të shfaqin interesim të vazhdueshëm për sportin, por preferencat e tyre ndryshojnë sipas kohës. Në ditët e sotme, sportet e ndryshme janë pjesë e rëndësishme e jetës së të gjithëve, posaçërisht e të rinjve.
Në lidhje me rëndësinë e sportit në jetën tonë dhe interesimin e të rinjve për tu marrë me sporte të ndryshme, Radio KFOR-i bisedoi me arsimtaren e lëndës së edukatës fizike në Shkollën Fillore ‘Hasan Prishtina’, znj. Merita Ahmetaj, e cila mes tjerash pohoi: “Për fat të mirë, dita ditës prindërit dhe fëmijët (rinia jonë), po vetëdijesohen për rëndësinë e sportit dhe ndikimin e tij në zhvillimin dhe shëndetin e tyre. Vlen të ceket se para 6-7 viteve shumica e rinisë merreshin me basketboll, ndërsa tani një pjesë bukur e madhe merren me futboll, të cilin e shohin edhe si sport fitimprurës. Tani ka edhe shumë të rinj që merren edhe me sporte të tjera, si: xhudo, not, ping-pong, karate, gjimnastikë, volejboll, shah, etj. Mund të themi se kemi një rini sportdashëse dhe shumë talent zbulohen që në ditët e para të punës me ta, por ka nga ata që merren me sport për humbje peshe apo mbajtje të trupit në forma të duhura. Nëse merreni me sport, do të bindeni se edhe mendja juaj do të jetë më e relaksuar dhe kështu kapja e mësimit do të jetë edhe më e lehtë.”
Përveç përfitimeve fizike, sportet ofrojnë një mënyrë për të ndjekur pasionet, për të ndërtuar marrëdhënie të reja dhe për të zhvilluar aftësi të reja. Në të njëjtën kohë, sportet janë shpesh shfaqje e identitetit kulturor dhe e rivalitetit sportiv, duke bërë që të ndjeheni pjesë e një komuniteti më të gjerë.