Që nga shpallja e pandemisë, shumë aktivitete kulturore u pezulluan ose u detyruan të zhvillohen online. Megjithatë, artistë të shumtë edhe në këtë kohë pandemie, u munduan të mbajnë të gjallë shpirtin artistik, duke ofruar talentin e tyre prej artisti.
Në vazhdim, Radio KFOR-i, sjell disa aktivitete kulturore të cilat do të mbahen në ditët dhe muajt në vijim: Edicioni i 20-të i “ReMusica Festival”, pritet të filloj nga data 13 shtator, për të vazhduar deri më 22 shtator, ku për dallim nga viti i kaluar, sivjet do të ketë një ‘ ’ (të kombinuar) të programit.
Pas 5 vite mbyllje, duke filluar nga data 15 shtator, përmes një sërë aktivitetesh nën sloganin “Rikonstruksioni – Hapja e TKOB”, do të nis eventi i inaugurimit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Aktivitete kulturore do ju sjell edhe edicioni i 16-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës DAM, i cili do të fillojë nga data 10 tetor, deri më 14 dhjetor.
Me qëllimin e fuqizimit dhe krijimit të frymës bashkëpunuese në industrinë e muzikës, me datat 3 dhe 4 dhjetor, në qendër të qytetit të Prishtinës, pranë Kino Armata do të zhvillohet konferenca e parë e muzikës ‘Prishtina Music Conference’.
Për të mësuar më shumë për aktivitetet kulturore, dëgjoni Radio KFOR-in dhe bëhuni pjesë e jona edhe përmes platformave tjera, si: radiokfor.com, Radio KFOR 90.2 Shqip në Facebook dhe radiokforshqip në Instagram.