Muaji i leximit të një libri të ri është një periudhë e veçantë që shënohet në muajin shtator të çdo viti. Ky muaj, është një ftesë për t’u zhytur në aventurat e librave të rinj dhe për të krijuar njohje të reja dhe mendime të frytshme. Gjatë këtij muaji, njerëzit inkurajohen të eksplorojnë autorë të rinj, zhanre të ndryshme dhe të zbulojnë një botë të re të ideve dhe emocioneve. Ky muaj shërben edhe si një mundësi e mirë, për të ndarë me miqtë dhe familjen përvojat tona mbi atë çfarë kemi lexuar dhe për të krijuar diskutime interesante.
Në këtë muaj të veçantë, le të bëjmë një angazhim për të shfrytëzuar fuqinë e fjalëve dhe për të kaluar kohën në shoqërinë e librave të rinj. Ne po sjellim tek ju disa nga titujt e librave që mund ti lexoni gjatë këtyre ditëve: “Mbulesa e qelqtë” (The Bell Jar) nga Sylvia Plath (1961), “Bashkë me Erën” (Gone with the Wind) nga Margaret Mitchell (1936), “Damka e turpit” (The Scarlet Letter) nga Nathaniel Hawthorne (1850), “Ferma e kafshëve” nga George Orwell (1949), “Të vrasësh zogun përqeshës” (To Kill A Mockingbird) nga Harper Lee (1960), “Getsbi i Madh” (The Great Gatsby) nga F. Scott Fitzgerald (1925).