Bota jonë është e mbushur me ngjyra. Nga ngjyrat pastel në drita neoni. Ngjyrat janë një nga fenomenet më me ndikim në jetën tonë dhe kjo është diçka për t’u festuar. Më 21 Mars në të gjithë botën, adhuruesit e ngjyrave shënojnë ‘Ditën Ndërkombëtare të Ngjyrave’.
Sot (21.03.20) edhe në vendin tonë po shënohet ‘Dita Ndërkombëtare e Ngjyrave’, e cila është konsideruar si ditë për të vënë në pah ngjyra përmes përceptimit vizual. Përmes ngjyrave edhe vet njeriu mund të ndryshoj, ashtu se si ndryshon edhe disponimi i njeriut me shkëlqimin e pranverës, kur edhe fillojne të dalin ngjyrat në pah.
Propozimi pë të ta shënuar këtë datë dhe për ta vendosur si ‘Ditë Ndërkombëtare të Ngjyrave’, është propozuar nga presidenti i ‘Portugese Color Association’, Maria Joao Durao, në vitin 2008.