Shfaqja “Recomposed” e cila ishte premierë në dhjetor të vitit 2016-të, në skenën e Baletit Kombëtar të Kosovës, nesër (23 janar), nga ora 20:00, do të shfaqet si reprizë e radhës në sallën e Baletit Kombëtar të Kosovës. Enkas për Radio KFOR-in ushtrues detyre i drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, Kreshnik Musolli, tregoi më shumë rreth shfaqjes në fjalë: “Kjo shfaqje është punuar nga dy koreografë francez. Kjo shfaqje ka muzikën e Vivald-it “Katër stinët”, por është rikompozuar nga Max Richter. Në shfaqje kemi një stil të baletit modern, ku paraqitet grupi, shoqëria në përgjithësi, individi i cili e gjenë vetën brenda grupit si dhe ai që mbetet jashtë grupit, pra marrëdhënjet sociale mes njerëzve”. Balerini Musolli gjithashtu u bëri thirrje të gjithë dëgjuesve të Radio KFOR-it që të shkojnë e t’i shiqojnë shfaqjet, të cilat do të jepen në vazhdimësi.